Përdorimi i cigareve është i ndaluar në ambjentet e shkollave nga nxënësit. Madje edhe ligji për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit e përcakton qartë se nuk lejohet përdorimi i duhanit nga personat nën moshën 18 vjeç, por kjo nuk zbatohet.