Efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë operacionit policor të djeshëm në fshatin Bode ne Maliq, do të përcillet sot në banesën e fundit. Prej orës 10:00 kanë nisur homazhet në Pallatin e Kulturës në Pogradec. Ceremonia përcjelljes së “Dëshmorit të Atdheut” në banesën e fundit do të kryhet në orën 14:00.