Xhuliano Bitri, vëllai 18-vjeçar i Klajdi Bitrit të riut shqiptar që u vra me shtizë pasditen e së dielës në Sirolo të Italisë, kërkon drejtësi. Në një intervistë për mediat italiane, Xhuliano thotë se vëllai i tij punonte në port dhe ishte i integruar mirë në Ankona, qytetit ku jetonte dhe ku u vra në përpjekje për të mbrojtur një mik italian, nga një shtetas algjerian.