Një 37-vjeçar është arrestuar në Mirditë, pasi u konstatua me dron teksa kujdesej për bimët narkotike që dyshohet se kishte kultivuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Xhuxhë. Gjatë operacionit “Droni” u evidentuan 60 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, pjesa më e madhe e të cilave u asgjësua.