Top Channel/ Droni vrau 3 ushtarë. Historia e bazës amerikane në Jordani që njihej shumë pak
29/01/2024 21:49

Shumë pak njihej dhe po aq pak dihej për bazën ushtarake amerikane në Jordaninë verilindore para se një sulm me dron të vriste tre ushtarë të saj dhe plagoste 34 të tjerë. Zëri Amerikës thotë se baza e njohur si “Kulla 22” është e vendosur ne shkretëtirën e Jordanisë, pranë zonës së çmilitarizuar në kufi me Sirinë, pavarësisht se pas sulmit me dron Jordania e mohoi ekzistencën e kësaj baze brenda kufirit të saj. “Kulla 22” është po ashtu vetëm 10 kilometra nga kufiri i Irakut. Baza filloi si një pikë jordaneze e vëzhgimit të kufirit, por në 2015 atje pati një rritje të pranisë amerikane pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të dërguar trupa në Siri për të luftuar Shtetin Islamik. Në këtë bazë të vogël ka 350 ushtarë, duke përfshirë njësi të inxhinierisë, aviacionit, logjistikës dhe forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara. Vendndodhja e bazës ka krijuar mundësi për hyrje dhe dalje më të lehtë nga Siria për forcat amerikane. Kjo bazë ndodhet përgjatë një autostrade siriane që të çon në Irak dhe përfundimisht në Mosul, dikur një qendër e Shtetit Islamik. Kjo është gjithashtu një rrugë e mundshme e dërgesave të armëve për Iranin. Trupat amerikane e kanë përdorur prej kohësh Jordaninë, një vend që kufizohet me Irakun, Izraelin, territorin palestinez të Bregut Perëndimor, Arabinë Saudite dhe Sirinë, si një qendër të rëndësishme për operacionet e tyre në Lindjen e Mesme. Rreth 3000 trupa amerikane zakonisht janë të pranishme në të gjithë Jordaninë. Pamjet: AFP

Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34
Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17