Autoritetet moladave konfirmuan se një dron rus hyri në hapësirën ajrore të Moldavisë dhe vonoi nisjen e avionit me të cilin presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të udhëtonte drejt Norvegjisë. Pas zbulimit të dronit, Moldavia mbylli përkohësisht hapësirën e saj ajrore. Avioni i Zelenskyt ndodhej në Aeroportin Ndërkombëtar të Kishinjevit dhe mori lejen për t’u ngritur vetëm pasi zyrtarët konfirmuan se droni kishte rënë. Sipas Associated Press, ai u rrëzua rreth 160 kilometra larg aeroportit. Ambasadori i Moldavisë në Shtetet e Bashkuara, Vladislav Kulminski, tha për CNN se incidenti ka të ngjarë të mos ketë qenë aksidental.