Top Channel/ Dronët rusë hyjnë në dy shtete të NATO-s, Rumania aktivizon F16-tat!
09/09/2024 11:33

Dy shtete, anëtare të NATO-s dhanë alarminm për shkeljen e hapësirës së tyre ajrore nga dronë rusë. Rumania njoftoi se një dron i Moskës ka hyrë nën qiellin e saj gjatë sulmeve që Moska ndërmori gjatë natës kundër Ukrainës, e Letonia po ashtu njoftoi rrëzimin e një mjeti të tilla ajror pa pilot në pjesën lindore të saj. Bukureshti menjëheëherë aktivizoi avionë luftarakë të tipit F-16 për patrullimin e hapësirës ajrore ndërsa njoftoi për kujdes banorët e dy rajoneve lindore përmes mesazheve me tekst. Rumania tha se po heton mundësinë e një pike ku mund të ketë rënë mjeti fluturues në një zonë të pabanuar përgjatë kufirit me Ukrainën. Nuk ka patur njoftime për viktima apo dëme. Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Andris Sprūds, sqaroi dhe ai një dron rus ishte rrëzuar një ditë më parë pranë qytetit Rezekne dhe me gjasë ishte futur në Letoni nga Bjellorusia fqinje. Qyteti Rezekne, me mbi 25,000 banorë, shtrihet rreth 55 kilometra në perëndim të Rusisë dhe rreth 75 kilometra nga Bjellorusia, aleati i ngushtë i Kremlinit. Mircea Geoană, zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s në largim dhe ish-diplomat i lartë rumun, u shpreh se aleanca ushtarake e dënoi shkeljen e hapësirës ajrore rumune nga Rusia. “Edhe pse nuk kemi informacione qëe të tregojnë se bëhet fjalë për një sulm të qëllimshëm nga Rusia kundër aleatëve, sërish këto akte konsiderohen të papërgjegjshme dhe potencialisht të rrezikshme”, deklaroi ai. Ushtria e Letonisë e pranoi dhe ajo se nuk kishte tregues se Moska apo Minsku i kishin nisur dronët qëllimisht drejt vendit të saj. Në një deklaratë publike, ushtria letoneze tha se kishte identifikuar vendin e rrëzimit të dronit dhe se po vazhdonin hetimet.

Top News – Koloneli i Putinit hidhet në erë / ‘Pritë’ në Shën Petersburg, makina shpërthen në flakë
13/11 10:17
Top News – Musk ndëshkon Ukrainën sërish / Zelenski: Shpejtësia e Starshield është kufizuar
13/11 10:17
Top News – Godet fabrikën e raketave në Ukrainë / Errësirë dhe acar, Rusia, sulm masiv gjatë natës
13/11 10:14
Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57