Danimarka ngre alarmin për rrezikun që vjen nga Rusia, duke paralajmëruar përshkallëzim të tensionit. Inteligjenca daneze deklaroi të premten se anijet ruse i kanë drejtuar armët helikopterëve danezë. “Ne i kemi parë disa incidente në ngushticat daneze, ku helikopterët e forcës ajrore daneze dhe anijet luftarake janë vënë në shënjestër të radarëve gjurmues dhe ndaj tyre anijet luftarake ruse i kanë drejtuar armët”.