Top Channel/ Dronët misteriozë alarmojnë SHBA-në, reagojnë autoritetet
17/12/2024 21:54

Në një deklaratë të përbashkët, Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Byroja Federale e Hetimeve, Administrata Federale e Aviacionit dhe Departamenti i Mbrojtjes thanë se gjatë javëve të fundit FBI ka marrë mbi 5 mijë raportime për dronë në disa shtete amerikane, por vetëm 100 prej tyre meritonin hetime të mëtejshme. Pas ekzaminimeve, agjencitë vlerësojnë se bëhet fjalë për një kombinim të dronëve civilë, dronëve të zbatimit të ligjit, avionëve me pilot, helikopterëve, apo edhe yjeve në qiell që njerëzve u janë dukur si dronë. Agjencitë në fjalë shprehen se nuk kanë parë asgjë jonormale që mund të paraqesë rrezik për sigurinë kombëtare. Ato thonë se janë identifikuar disa raste të dronëve mbi objektet ushtarake në Nju Xhersi, por shtojnë se kjo nuk është asgjë e re dhe se po bashkëpunojnë me autoritetet lokale, federale dhe shtetërore. Megjithatë, pikëpyetjet e publikut amerikan, si dhe të disa politikanëve mbi çështjen e dronëve po vazhdojnë. Përse një numër i madh dronësh janë shfaqur papritur në qiellin e Nju Xhersit? Kush i dërgoi? Dhe pse? Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas tha të dielën se nuk ka asnjë tregues për përfshirje të huaj. Ai shtoi se autoritetet po merren me këtë çështje, por theksoi se burimet janë të pakta. Banorët e Nju Xhersit thonë se hapësira e tyre ajrore, zakonisht e qetë, është ndezur javëve të fundit, ndërsa zyrtarët kërkojnë përgjigje. “Nuk kanë madhësinë e një avioni komercial, por kanë madhësinë e një makine Sepse kur ulen, duken shumë më të mëdhenj. Mund të them se nuk janë dronë civilë. Ka kaq shumë rreth Nju Xhersit, në të gjithë shtetin. Të gjithë i kanë parë gjatë tre ose katër javëve të fundit. Imagjinoni sa para duhet të kushtojë kjo”, thotë Chritopher Stadulis, banor i Nju Xhersit. Presidenti i zgjedhur Donald Trump hodhi teorinë e tij të hënën. Ai nuk tregoi nëse ka marrë ndonjë informacion të klasifikuar mbi këtë çështje. “Qeveria e di se çfarë po ndodh. Ata e dinë nga erdhën dhe ku po shkojnë. Dhe, për disa arsye ata nuk duan të komentojnë. Mendoj se do të ishte më mirë që të tregonin se çfarë janë. Ushtria dhe presidenti e dinë. Dhe për disa arsye, ata duan t’i mbajnë njerëzit në ankth. Nuk mendoj se është armiku, sepse po të ishte, ata do t’i shkatërronin dronët. Diçka e çuditshme po ndodh”, tha Trump. Çfarëdo qofshin, të gjithë pajtohen në një pikë: duan përgjigje.

Top News – Britania ndëshkon kolonët izraelitë / Mbron zgjidhjen me dy shtete, vendos sanksione
17/11 16:30
Top News – Kim Jong un ‘shkon’ për ski / Në resortin dimëror ndërsa Trump do ta takojë…
17/11 16:27
Top Channel/ Robert Pattinson, James Bond i ri/ Aktori britanik përzgjidhet për rolin e agjentit 007
17/11 15:44
Top Channel/ Atentat në Greqi me lidhje iraniane. Pesë të arrestuar në RMV, nga Shkupi e Kumanova
17/11 15:22
Top News – Dimri vjen herët, Anglia nën dëborë / Lëshohet alarmi, ndërprerje në rrugë e hekurudha
17/11 15:13
Top Channel/ Samiti BE-Ballkani Perëndimor, mesazhe Kosovës e Serbisë: Përparim në dialog, ndryshe…
17/11 15:08
Top News – Priftërinjtë katolikë nuk martohen! Papa përjashton mundësinë gjatë kthimit në Vatikan
17/11 15:02
Top News – Irani, ‘bombë të pistë’ në Uashington / CNN: Inteligjenca amerikane zbulon planet
17/11 14:53
Top News – Ura e Putinit e zhytur në ujë / Ukraina publikon pamjet, ‘sulm i paprecedentë’
17/11 14:51
Top News – ‘Ata janë të çmendur, do ta paguajnë!’ / Trump: Kërcënimin nga Irani e marrim seriozisht
17/11 14:51
Top Channel/ Ukraina shkatërron urën e Krimesë. Sulmi me raketa shemb një pjesë të urës strategjike
17/11 14:43
Top Channel/ BE kërcënon Temu me gjobë të re. Brukseli: Platforma kineze ka produkte të pasigurta
17/11 14:43
Top Channel/ Blackout botëror më 17 nëntor?/ Si u përhap alarmi i rremë që trembi miliona njerëz
17/11 14:40
Top Channel/ AI, mbi 3 miliardë dollarë humbje? “Deri në 2030, më shumë investime sesa fitime”!
17/11 14:31
Top News – Hedh në erë radarin ushtarak amerikan / Irani ‘lëshon’ tufa dronësh mbi Bahrein
17/11 14:26
Top News – MiG-29 përplaset në fushë… / Pranë Beogradit, përfshihet nga flakët, vdes piloti
17/11 13:54
Top News – Deutsche Bank në qendër të skandalit/ Rrjedhin 15 milionë dokumente, i përfshirë & Trump
17/11 13:36
Top News – Sulm masiv kibernetik. 178 faqe në shënjestër të vjedhjes së kriptomonedhave
17/11 13:19
Top Channel/ Haga, Thaçi merr dënimin numër dy: 17 muaj burg për pengim drejtësie!
17/11 12:03
Top News – Ukraina shkatërron urën e Krimesë / Rusia hakmerret shpejt, shënjestron kalimet në Kiev
17/11 11:43