Qeveria daneze e pranoi se shfaqja e përsëritur e dronëve në disa aeroporte të vendit nuk mund të konsiderohet thjesht një rastësi dhe i cilësoi ato hapur si një "sulm hibrid". Mbi aeroportet e Danimarkës janë parë sërish dronë, e madje këtë herë janë prekur edhe bazat ushtarake. Hapësira ajrore në Aalborg, shkruajnë mediat gjermane, u mbyll përkohësisht dhe policia raportoi pamje dronësh në katër aeroporte.