Të paktën 12 persona u vranë dhe 39 të tjerë u plagosën nga një sulm me dronë ukrainas në qytetin rus Nizhnekamsk, sipas autoriteteve të rajonit të Tatarstanit. Shërbimi për shtyp i kreut të rajonit, Rustam Minnikhanov, deklaroi se qyteti u godit mëngjesin e së hënës nga një sulm “masiv” që kishte në shënjestër objekte industriale dhe civile.