Fluturimet në Aeroportin e Mynihut u pezulluan përkohësisht mëngjesin e sotëm pas raportimeve për dronë në hapësirën ajrore pranë pistave të aeroportit. Sipas mediave gjermane Focus Online dhe Bild, pilotët dalluan rreth orës 09:00 një objekt të paidentifikuar që dyshohej se ishte dron, cka detyroi autoritetet të ndalonin përkohësisht trafikun ajror për arsye sigurie.