Zyra e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi se rezidenca private e tij ka qenë këtë mëngjes shënjestër e një sulmi me dronë të nisur nga Libani. Në një deklaratë të shkurtër të saj sqarohet se Netanyahu dhe gruaja e tij Sara nuk ishin në shtëpi në momentin e sulmit dhe se nuk kishte të lënduar në incident.