Policia e Vlorës ka goditur një grup të armatosur, që shpërndante lëndë narkotike në plazhin e Gjipesë. Në pranga u vunë 4 persona të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin u shpërndanin lëndë narkotike pushuesve dhe turistëve. Gjatë kontrollit shërbimet e policisë sekuestruan armë zjarri, radio si të policisë, rreth 600 doza lëndë narkotike, muncion luftarak, armë të ftohta e një automjet fuoristradë që përdorej nga ky grup për të shpërndarë lëndën narkotike.