Dy persona janë arrestuar në aksin ‘Nikël-Fushë Krujë’, pasi janë kapur me drogë dhe armë gjahu në automjet. Në kuadër të operacionit ‘Aksi’, ranë në pranga Sh. H., 34 vjeç, banues në Nikël dhe I. T., 43 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Në automjet u gjetën dhe sekuestruan 10 kg kanabis, 3 celularë dhe një armë gjahu pa leje.