Operacioni antidrogë që çoi 101 persona nën hetim në Korçë nxori në dritë një të vërtetë tronditëse. Në Shqipëri nga trafikantët po shitet një drogë sintetike me pasoja fatale e cila në gjuhën e përdoruesve quhet Bonzai ndërsa shkencërisht njihet si kanabisi sintetik. Bonzai është një drogë e re në trajtën e një bime të tharë e cila spërkatet me kimikate të rrezikshme për të cilat edhe shkencërisht dihet shumë pak.