Përdorimi dhe shpërndarja e drogës është shndërruar në një fenomen në vend. Edhe më shqetësues është fakti se shumë të rinj kanë rënë në kurthin e drogës. Disa përdoren nga grupet kriminale si shpërndarës e të tjerë bëhen të varur nga lëndët narkotike. Top Channel mëson se nga janari deri në gusht në operacione të ndryshme policia ka arrestuar mbi 1 mijë persona për veprat penale të drogës.