Top Channel/ Drita, fishekzjarre dhe muzikë! Atmosfera e festave në Fier sapo ka nisur
06/12/2023 18:56

6 dhjetor 2023, tashmë është bërë traditë që kjo datë shënon ndezjen e dritave në pemën e Krishtlindjeve. Me qindra qytetarë të Fierit dhe veçanërisht fëmijë, kanë ndjekur së bashku me prindërit, nga sheshi qendror i qytetit, ndezjen e dritave të pemës që simbolizon ardhjen e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Në një atmosferë festë, të shoqëruar me tingujt e muzikës në prezencë të dhjetëra fëmijëve të veshur me ngjyrat e festës, kryebashkiaku Armando Subashi ka ndezur dritat e pemës. Dekori i festave të fundvitit ndjehet kudo në qytetin e Fierit, jo vetëm në sheshin qendror por në çdo rrugë. Edhe bashkia e Vlorës ka ndezur dritat e pemës së festave të fundvitit. Në qendrën historike të qytetit të Vlorës, dritat janë ndezur në praninë e qindra qytetarëve vlonjatë por edhe të fëmijëve. Me numërimin mbrapsht dhe me fishekzjarre është përcjellë urimi për festa të gëzuara edhe nga kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha. Atmosfera festive ka nisur edhe në qytetin e Lushnjës, ku janë ndezur dritat e pemës, por edhe në qytetet e tjera të vendit, me sheshet që janë shndërruar në qendra argëtimi.

Top News – Apeli ‘siguron’ bojkotin e GJKKO. Avokatët mund të marrin pjesë pa rrezikuar licencën
28/10 18:00
Top Channel/ Protestohet në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, hidhen fishekzjarr drejt policisë
28/10 17:31
Top Channel/ “Urgjencë kombëtare”/ Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, protestohet në Kosovë
28/10 16:33
Top News – Rama konfirmon paketën fiskale, por me tre ‘retushime’ të vogla për nivelin e tatimit
28/10 15:32
Top Channel/ Kroacia bllokon ushqimet shqiptare. Fiqtë e thatë me aflatoksina, specat me pesticide
28/10 15:29
Top News- ‘Rrëmbim dhe cenim të drejtash’. U zhvendos në burgun e Fierit, Veliaj: Transferim politik
28/10 15:27
Top Channel/ Veliaj transferohet në Fier. Kryebashkiaku kundërshton vendimin dhe kërkon sqarime
28/10 15:25
Top Channel/ OSBE: Ka mungesë dialogu. Tarran thirrje kundër dhunës: Të dëgjohet zëri i të rinjve
28/10 15:25
Top Channel/ Bizneset kundër taksave të reja. Kundër rritjes së tatimeve e uljes së pragut të TVSH
28/10 15:23
Top News – ‘Belinda Balluku mbi ligin’. Bardhi: SPAK të tregojë pse e shiti ligjin tek Edi Rama!
28/10 15:14
Top Channel/ Rama: Ushqimet e nafta me lirë. Ngushtohet hendeku mes të pasurve dhe kujt ka më pak
28/10 15:06
Top Channel/ “Pa drejtësi nuk ka Shqipëri” studentët marshojnë nëpër Tiranë, futen në disa fakultete
28/10 15:04
Top Channel/ U transferua nga Durrësi, momenti kur Erion Veliaj mbërrin në burgun e Fierit
28/10 14:32
Top News – ‘Të rinjtë duhet të dëgjohen’. Ambasadori i OSBE: Por dhuna nuk është rrugëzgjidhje
28/10 13:53
Top News – Aksident i tmerrshëm, përplasen trenat / Të paktën 30 viktima në Spanjë, shumë të lënduar
28/10 13:52
Top News- Transferohet taksa e qarkullimit/ Kalon te taksa vjetore, përfshihen dhe makinat elektrike
28/10 13:51
Top News – Drejtoria e Burgjeve transferon Veliajn/ Largohet nga Durrësi, dërgohet në Fier
28/10 13:47
Top News- TIA dhe Wizz Air inaugurojnë linjën e re. Nisin fluturimet direkt mes Tiranës dhe Palermos
28/10 13:44
Top Channel/ “Bashkohuni me ne” studentët thirrje për të shkuar te Falulteti i Drejtësisë
28/10 13:22
Top Channel/ Bora e parë zbardh Kukësin, dëbora arrin deri në 5 centimetra në zonat malore
28/10 12:55