Misioni i ekspertëve të UNESCO-s kundërshton kategorikisht ndërtimet në hapësirën e zonës së mbrojtur në Parkun Drilon-Tushemisht, buzë liqenit të Ohrit. Kjo zonë e mbrojtur rrezikon të dëmtohet nga një numër të konsiderueshëm ndërtimesh në hapësirën mes Drilonit dhe fshatit turistik të Tushemishtit. “Hiqni përgjithmonë nga projekti i zhvillimit të turizmit në Burimet e Drilon, opsionet për ndërtime në fushat bujqësore përgjatë burimeve, ndërtimin e Muzeut të Liqenit ose ndonjë ndërtese tjetër në majë të kodrës…”, udhëzoi UNESCO.