Përfitimi nga amnistia penale ka kthyer lirinë për 60 të burgosur në IEVP Drenovë, por ajo që ata lënë pas dhe rruga që i pret përpara është tërësisht e ndryshme për secilin. Jashtë kangjellave ndjenjat e pasigurisë për shëndetin dhe etjes për drejtësi gërshetohen në historitë e atyre që sapo lanë qelinë. Pas vuajtjes së dënimit, Igli Çangëtari nga Devolli tregon se mungesa e lirisë dhe koha e kaluar prapa hekurave shërbyen si një mësim i vlefshëm për të ardhmen e tij.