Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Balldren–Torovicë, në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një ciklomotori ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke u përplasur me një mur rrethues anës rrugës. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, të cilët janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.