Top Channel/ Drejtim mjeti pa leje dhe në gjendje të dehur, 6 shoferë të arrestuar në vend
16/04/2021 14:05

6 shoferë janë arrestuar pasi, 3 prej tyre janë evidentuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe tre të tjerë pa leje drejtimi. Njoftimi i policisë: Vijojnë kontrollet e pandërprera nga Policia Rrugore, në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 78 leje drejtimi, nga të cilat 63 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Janë vendosur 1670 masa administrative, kryesisht për parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave të lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, shkelje të semaforit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo të kaskës mbrojtëse etj. Policia Rrugore tërheq vëmendjen e drejtueseve të automjeteve që të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në rrugë, të mos qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, të vendosin rripin e sigurimit, ndërsa drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskat mbrojtëse, pasi do jenë në fokusin e kontrolleve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin, me të gjitha mjetet logjistike që ajo ka në dispozicion. Të gjithë drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe biçiklistët, por dhe këmbësorët duhet të tregojnë kujdes maksimal përgjatë fundjavës, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, pasi trafiku në shumë akse rrugore do jetë i ngarkuar për shkak të lëvizjeve nga Tirana në drejtim të zonave të tjera. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Digjital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Top Channel/ Studentët përplasen me deputetët e PD-së: Nuk duam persona që…
31/10 20:25
Top Channel / Tensione te Kryeministria, policia bën thirrje për hapjen e rrugës
31/10 20:09
Top News – Erdogan takon Zelenskyn. ‘Jam i gatshëm të ndërmjetësoj, do flas edhe me Putin’
31/10 20:00
Top Channel/Avokatit i ndalohet takimi me Veliajn: U justifikuan me mungesën e personelit dhe orarin
31/10 19:49
Top Channel / Plagos me thikë dy efektivë, 47- kishte hedhur edhe benzinë mbi makinë një të riu
31/10 19:48
Top Channel / “LVV jo në protestat e Tiranës”, Kurti: S’jemi rivalë të Shqipërisë
31/10 19:40
Top Channel / Protesta ndan PD me studentët, përplasje mes demokratëve, të rinjve dhe policisë
31/10 19:37
Top Channel/ “Policet” vijnë në protestë! Të veshura si efektive, të rejat bashkohen në Kryeministri
31/10 19:34
Top News – Nuk u lejua të takohej me Veliajn. Ndrecaj: Po pengohem në detyrën time, të merren masa
31/10 19:27
Top News- Policia ‘kursen’ gazin lotsjellës. Shiu fik tensionet në protestën kombëtare të së shtunës
31/10 18:56
Top Channel/ Forca të shtuara policie dhe një makinë ujehedhëse te Gjykata e Lartë
31/10 18:32
Top News – Tensionet në protestë, policia nis shoqërimet, media nuk lejohet të kalojë
31/10 18:18
Top Channel/ Gjekmarkaj “Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së”
31/10 18:11
Top Channel/ Protestuesit kanë hedhur moltov te “Myslym Shyri”, policia në ndjekje të tyre
31/10 18:05
Top Channel/ Droni që filmonte tensionon protestën para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:59
Top Channel/ Tension para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:45
Top Channel/ “Respektoni perimetrin e sigurisë” policia paralajmëron protestuesit te Kryeministrisa
31/10 17:36
Top Channel/ Protestuesi luan me çadrën, të tjerë gjuajnë me llastiqe drejt Kryeministrisë
31/10 17:16
Top Channel/ Ujë me presion drejt protestuesve në Bulevard, shtohen forcat e policisë
31/10 17:11
Top Channel/ Makina përplaset me objektet anësore dhe përmbyset në trotuar, aksidentohet shoferi
31/10 16:10