Top Channel/ Drejtësia e “cironkave”/ Ndoqën arkën me peshq të Vodës, por jo “peshkaqenin” Ahmetaj
17/12/2022 19:40

Kur je zëvendës ministre siç ishte Rovena Voda në burg përfundon edhe për një arkë peshk. Hetohesh imtësisht përmes qindra orëve përgjime, hetimesh me metodat speciale që nga dëshmitarët, ndjekja këmba këmbës teksa ish-zyrtarja pinte kafe deri tek vëzhgimet ambientale e sekuestrimi i kamerave të sigurisë apo peshimi i arkës me peshk që ja futën në automjet për një vend pune. Por kur je ministër e më pas zëvendës-kryeministër siç ishte Arben Ahmetaj, prokurorët e SPAK nuk bëjnë as veprimin minimal e jo më ta dërgonin në qeli. As e kanë pyetur, as e kanë ndjekur dhe as kanë dëgjuar personat e bashkëlidhur në fashikull mbi rëndësinë e firmave që Arben Ahmetaj ka vendosur për inceneratorin e Elbasanit. Megjithëse me akses të plotë në sistemin TIMS , prokurorët e SPAK nuk kanë verifikuar hyrje- daljet e ish ministrit të financave, që ndërsa firmoste paguhej për udhëtime të shtrenjta nga Klodian Zoto, njëherazi nën akuzë për inceneratorët së bashku me dhjetë persona të tjerë. Pavarësisht se provat dolën nga këqyrja e kompjuterëve të Zotos ato në mënyrë flagrante nuk u panë nga dy prokurorët Eneid Nakuci dhe Klodian Braho. Ndërkohë gazetari Adriatik Doçi denoncoi aferën duke publikuar të dhënat, ku del se Arben Ahmetaj u pagua nga Zoto për të qëndruar në një hotel luksoz në Vjenë, në Milano në hotele që kushtonin jo sa një arkë peshk. Por për vetëm dy netë qëndrim janë paguar 1600 euro. Nuk kushtonte sa një arkë peshk aq hoteli Mandarine Oriental Hotel, i paguar në 2016 nga Klodian Zoto për bashkëshorten e Ahmetaj, zonjën Erjola Hoxha, dhe ku rezulton se një natë paguhet nga 1500 euro në 8 mijë euro Suita.

Top News – Sara Mila në SPAK. Deputetja nën hetim për shit-blerje votash në 2025
11/11 11:35
Top News – Të gjithë në ‘borxh me bankat’. Por Shqipëria mbetet ekonomia më pak e kredituar
11/11 11:35
Top Channel/ Sara Mila flet pas daljes nga SPAK: Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë
11/11 11:01
Top News – Sara Mila në SPAK: Vij edhe për përgjegjësi publike e politike
11/11 10:58
Top News- Aktet të dërguara në Kushtetuese. Policia vijon zbatimin, gjobiten 37 protestues në 2 ditë
11/11 10:28
Top News – Vlonjati ekzekutohet në Spanjë. Identifikohet 39 vjeçari që u vra në Alicante
11/11 10:16
Top Channel/ Sara Mila paraqitet ne SPAK, deputetja hetohet për çështje të korrupsionit në zgjedhje
11/11 10:10
Top News – Shmanget tragjedia në Fier. Rrjedh bombola e gazit, asfiksohen punonjësit e furrës
11/11 10:09
Top News – Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK, ja për çfarë dyshohet
11/11 10:09
Top News – Qeveria ‘hap thesin për studentët’, Kumbaro tregon fondet për vitin e ardhshëm
11/11 09:49
Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34
Top Channel/ Debati për Shqipërinë në PE, vlerësohet raporti, por ka edhe kritika
10/11 23:28
Top Channel/ Spanjë, ekzekutohet shqiptari në atentat mafioz
10/11 23:25
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe, RMV i kërkon ndiihmë Komisionit të venecias
10/11 23:20
Top Channel/ E quajti shkodrën qytet serb, 3 vite burg politikanit malazez
10/11 23:17
Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20
Top News-‘Protestat, si tenxhere ku zien gjithçka’/ Rama: Opozita fshihet pas të rinjve të dhunshëm
10/11 20:12