Top Channel/ Drejtësia e “cironkave”/ Ndoqën arkën me peshq të Vodës, por jo “peshkaqenin” Ahmetaj
17/12/2022 19:40

Kur je zëvendës ministre siç ishte Rovena Voda në burg përfundon edhe për një arkë peshk. Hetohesh imtësisht përmes qindra orëve përgjime, hetimesh me metodat speciale që nga dëshmitarët, ndjekja këmba këmbës teksa ish-zyrtarja pinte kafe deri tek vëzhgimet ambientale e sekuestrimi i kamerave të sigurisë apo peshimi i arkës me peshk që ja futën në automjet për një vend pune. Por kur je ministër e më pas zëvendës-kryeministër siç ishte Arben Ahmetaj, prokurorët e SPAK nuk bëjnë as veprimin minimal e jo më ta dërgonin në qeli. As e kanë pyetur, as e kanë ndjekur dhe as kanë dëgjuar personat e bashkëlidhur në fashikull mbi rëndësinë e firmave që Arben Ahmetaj ka vendosur për inceneratorin e Elbasanit. Megjithëse me akses të plotë në sistemin TIMS , prokurorët e SPAK nuk kanë verifikuar hyrje- daljet e ish ministrit të financave, që ndërsa firmoste paguhej për udhëtime të shtrenjta nga Klodian Zoto, njëherazi nën akuzë për inceneratorët së bashku me dhjetë persona të tjerë. Pavarësisht se provat dolën nga këqyrja e kompjuterëve të Zotos ato në mënyrë flagrante nuk u panë nga dy prokurorët Eneid Nakuci dhe Klodian Braho. Ndërkohë gazetari Adriatik Doçi denoncoi aferën duke publikuar të dhënat, ku del se Arben Ahmetaj u pagua nga Zoto për të qëndruar në një hotel luksoz në Vjenë, në Milano në hotele që kushtonin jo sa një arkë peshk. Por për vetëm dy netë qëndrim janë paguar 1600 euro. Nuk kushtonte sa një arkë peshk aq hoteli Mandarine Oriental Hotel, i paguar në 2016 nga Klodian Zoto për bashkëshorten e Ahmetaj, zonjën Erjola Hoxha, dhe ku rezulton se një natë paguhet nga 1500 euro në 8 mijë euro Suita.

Top News-Debate në Kuvend për kryepolicin/ Balliu përplaset me ministrin Lamallari, replika mes tyre
30/03 20:45
Top Channel/ “Dhuna ndaj banorëve të Rrjollit”, Kapri:E drejta e pronës e cunguar, situata alarmante
30/03 20:34
Top Channel/ Debati në parlament, seanca u shoqërua me polemika mes mazhorancës dhe opozitës
30/03 20:22
Top Channel/ Mesazhi në Ditën ndërkombëtare të mjekut: Jo gjithçka duhet kërkuar te doktori
30/03 20:18
Top Channel/ Protestë për luleshtrydhet, fermerët e Fierit kundërshtojnë politikat e pikave të grumbullimit
30/03 20:12
Top Channel/ Foltorja e PD para Parlamentit, Berisha thirrje qytetarëve: T’i tregojmë vendin Ramës
30/03 20:06
Top Channel/ Hiqet nafta falas! Skemë e re subvencionesh, kush përfiton
30/03 20:03
Top Channel/ Braçe s’e mohon kandidimin në bashki, “shpërthen” ndaj kompanive të naftës
30/03 20:01
Top channel/ Berisha: Integrimi është bllokuar! Drejtori i ri i policisë, i besuari i Ballukut
30/03 19:47
Top Channel/ ‘Shpifje dhe dhunë ndaj meje’ Xhelal Mziu në Kuvend: Ministri ‘kukull’ të kërkojë falje
30/03 19:46
Top Channel/ ‘Lum moj qeveri që na e ngrite…’, Koreshi ironi në Kuvend:Gjinekologu në Lushnje…
30/03 19:45
Top Channel/ ‘Qytetarët nuk falin’, Deputeti i PD: Malësia e Madhe nuk do lejojë tjetërsim të pronave
30/03 19:34
Top Channel/ Blushi: Sot Kuvendi vjen era naftë, s’ka krim më të madh sesa heshtja
30/03 19:32
Top Channel/ Kryedemokrati zbulon orën e përtesës kombëtare: Të hënën tjetër në orën…
30/03 19:07
Top Channel/ Berisha në foltore: Hajduti s’ka fe e moral, të bashkohemi të gjithë kundër tij, ai…
30/03 19:04
Top Channel/ Me shishe uji në Kuvend, Koçeku për ndotjen e Drinit: Të bëhet marrëveshje mes…
30/03 19:03
Top Channel/ Vokshi akuza kryeparlamentarit, Peleshi: Po gënjeni, ju kemi vënë në dijeni
30/03 18:59
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Rama është njeriu me frikacak që ka bërë nëna, kur…
30/03 18:58
Top Channel/‘Kemi çmimin neto të naftës më të lartë në rajon’, Braçe:Shoqata e karteleve kërcënoi…
30/03 18:37
Top Channel/ Akuzat e opozitës për drejtorin e ri të Policisë, Lamallari: Deputeti bukurosh e përdor…
30/03 18:18