Pika kufitare e Morinit po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet verore. Sipas të dhënave zyrtare, nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, nëpërmjet kësaj pike kufitare kanë hyrë në Shqipëri 12 mijë e 642 shtetas të huaj dhe 1 mijë e 471 shtetas shqiptarë.