Zyrtarët zgjedhorë të Bangladeshit filluan numërimin e votave të dielën pasi u mbyllën votimet që garantojnë t’i japin mandatin e pestë në detyrë kryeministres Sheikh Hasina, pas një bojkoti të udhëhequr nga një parti opozitare që ajo e quajti një "organizatë terroriste". Hasina ka udhëhequr vendin drejt një rritje ekonomike, duke luftuar varfërinë e rëndë, por qeveria e saj është akuzuar për abuzime të shfrenuara të të drejtave të njeriut dhe goditje të pamëshirshme të opozitës.