Drama “Osman Taka” shkruar nga Arben Iliazi dhe regji të Naun Shundit, u shfaq në teatrin e Fierit. Kur u kërcye për herë të parë nga kapedani i Konispolit Osman Taka, para varjes në litar, vallja që u njoh me emrin e tij u kërcye aq bukur, sa gruaja iu lut Valiut të Janinës me ngulm:-“Faleni këtë burrë që na mahniti!”