Banorët e fshatit Gjorm rrezikojnë jetën çdo ditë duke kaluar në urën e sajuar me llamarina. Ajo urë e shkatërruar është rruga e vetme për të shkuar në qendër të fshatit ku ndodhet dhe shkolla. Fëmijët janë të detyruar ta bëjnë atë rrugë çdo ditë për të marrë njohuritë e duhura.