Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se nesër, Komiteti Teknik i Ekspertëve do të diskutojë për dozën e tretë të vaksinave anti Covid si dhe vaksinimit të të rinjve mbi 16 vjeç. “Komisioni teknik i vaksinimit ka diskutuar dhe ka rekomanduar dozën e tretë të vaksinës, uljen e fashës së grupmoshës për vaksinim +16 vjeç dhe kanë rekomanduar vaksinimin për moshat 12 vjeç që kanë probleme shëndetësore. Këto rekomandime do të diskutohen nesër nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.