Top Channel/ Dosja zbardh eliminimin e policit, si u organizua operacioni në mal
11/06/2026 19:56

Detaje të reja dhe mjaft tronditëse dalin nga dosja hetimore e tragjedisë së katër qershorit në malin e Bodes, ku mbeti i vrarë efektivi Enea Mekolli dhe u plagos rëndë Edison Adri. Dokumentet zbulojnë se çdo gjë nisi më 3 qershor pas denoncimit të bërë në polici nga çobani Aleksandër Kola, i cili tregoi se pronari i tij, i kërkuari Violand Braçellari, e kishte kërcënuar dhe goditur me qytë arme në kokë. Mes detajesh të shumta Kola ka sqaruar se kishte vënë re se dikush e informonte Braçellarin në rast të lëvizjeve në zonë përmes telefonit por pa arritur të zbulojë konkretisht kush. Pas këtij denoncimi, në datën 4 qershor çobani u mor nga policia dhe u bë pjesë aktive e operacionit. Dëshmitë tregojnë se forcat policisë të angazhuara në operacion u ndanë në dy grupe në mënyrë që të rrethonin vendin ku qëndronte Braçellari. Njëri grup do të shkonte nga krahu i Voskopojës dhe grupi tjetër mes të cilëve edhe forcat shqiponja do të shkonin në drejtimin tjetër nga rruga e Lozhanit. Por sipas dëshmive për grupin që lëvizte nga Voskopoja terreni solli vështirësi pasi dy nga mjetet nuk mund të shkonin deri afër stallës ndërsa një mjet tjetër u prish gjatë rrugës çka bëri që ky grup të dëgjonte nga distanca shkëmbimin e zjarrit. Kur ata ishin tek përroi, në një distancë rreth 400-500 metër, kanë dëgjuar të shtëna automatiku dhe janë nisur me vrap në drejtim të stanit. Kur kanë arritur në vend ngjarje, kanë mësuar se një punonjës policie kishte ndërruar jetë dhe një punonjës policie ishte plagosur. Ndërkohë Braçellari akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit”, “Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit”, e mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Top Channel/ Zbardhen prapaskenat! E pabesueshme kush e shpëtoi Hegseth
11/11 23:24
Top Channel/ Dhunë e flakë! Greva paralizon Spanjën, për herë të parë pas 14 vitesh
11/11 23:19
Top Channel/ “Asnjë favor për Kushner”! Rama flet hapur në Dublin: Dera e BE, hapur
11/11 23:16
Top News- “Shpejt, shpejt se u dogj!”, zjarr në magazinën e drurit në Gjirokastër
11/11 22:33
Top News- “Flamingot rezultat i urrejtjes ndaj Trump”, Rama: Regjimi iranian ka duart e veta
11/11 22:14
Top Channel/ ‘Askush nuk pretendon që është i imunizuar nga korrupsioni ‘, Rama:Janë sistemet që…
11/11 22:07
Top Channel/ ‘Motoja ime thuaj atë që mendon, bëj atë që të thonë’, Rama nga Dublini:Askush s’na..
11/11 22:05
Top Channel/’Kemi 95% të shërbimeve tona online’,Rama nga Dublini: Inteligjenca artificiale bekim…
11/11 21:51
Top Channel/ Rama flet nga Dublini për Zvërnecit: Asnjë favor ndaj Kushner, s’kemi asgjë për…
11/11 21:37
Top News- Protestat vijojnë në Tiranë/ Nuk ka dialog, kërkohet largimi i kryeministrit
11/11 21:35
Top Channel/ ‘Putini e nisi luftën për të luftuar edhe Europën’, Rama: BE një mozaik demokracish…
11/11 21:32
Top Channel/ ‘Regjimi i Iranit ndezi protestat’,Rama:S’ka më flamingo, por zogj nga e djathta dhe…
11/11 21:20
Top Channel/ ‘Revolucioni i flamengove një urrejtje kundër Trump’,Rama:Gjetën bulevardin tonë për…
11/11 21:18
Top Channel/ Rama nga Dublini: Moment kulmor për ne, gjërat që dukeshin të pamundura tani…
11/11 21:04
Top Channel/ ‘Serbia po kalon situatë eksperimentale’, Rama:Fantazmat e të shkuarës po e përndjekin…
11/11 20:58
Top Channel/ ‘2027 ambicioz por i mundur’, Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE një proçes…
11/11 20:55
Top Channel/ Ushqime pa etiketa në markete, TCH zbulon shkeljet, produkte pa informacion
11/11 20:11
Top Channel/ Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë, Ferit Hoxha takon homologen në Budapest
11/11 19:48
Top Channel/ Protesta e studentëve, marshim paqësor nga Ministria e Arsimit te kryeministria
11/11 19:44
Top Channel/ PS i mbyll derën Veliajt! Kryebashkiaku: Ngrini komision për kërcënimet e Ramës
11/11 19:38