Një javë më parë policia greke vuri në pranga një ish oficer të anti-drogës në Athinë, një shtetas shqiptar dhe një grek, të cilët u zbuluan nga komunikimet në platformën “Sky ECC” se bashkëpunonin me njëri-tjetrin për trafik droge. Oficeri grek Ilia T. doli se komunikonte me 45-vjecarin shqiptar Sandër Pemaj, i dënuar për trafikun e 1.2 ton kokainë nga Karaibet drejt Greqisë.