Me akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje në bashkëpunim, SPAK dorëzoi të pandehur në gjykatën antikorrupsion kryebashkiakun e Himarës Dhionisis Fredi Beleri. Pa mbushur tre muaj nga arrestimi I tij për zgjedhjet vendore të 14 majit prokurorët e posacëm i thonë gjykatës se tej cdo dyshimi të arsyeshëm Beleri u implikua në shitblerjen e votës. Për këtë skemë ai bashkëpunoi me Pandeli Kokaveshin dhe sipas SPAK ky dyshim përforcohet nga provat e administruara mes tyre përgjime audio dhe video, kqyrje telefonash dhe deklarime të qytetarëve .