Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion mori pak ditë më parë të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha për akuzën e korrupsionit lidhur me procesin e privatizimit të klubit të futbollit Partizani. Gjatë thirrjes për t’iu komunikuar akuza, dy prokurorët e çështjes Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, i dhanë kryetarit të Partisë Demokratike edhe dosjen e plotë e cila përbëhet nga 499 faqe. Në dosjen që Top Channel disponon SPAK përmend financime të shoqërisë Homeplan sh.p.k., për llogari të Sali Berishës në kuadër të fushatës zgjedhore të vitit 2013.