Prokurorët e SPAK janë të sigurtë se ish kryetari i bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe ka shpërdoruar detyrën në tre raste, përgjatë një viti hetimesh që e ekspozojnë duke kryer shkelje jo vetëm për dhënien në favor të miqve të një tenderi 23 milionë lekë. SPAK këmbëngul se ndonëse fituese u shpall ‘Euro Alb’, punimet për rehabilitimin e kanalit vaditës i kreu shoqëria e Ibrahim Lamit, i cili shfaqet shpesh në biseda dhe përgjime, si dhe etiketohet si ‘miku’ i kryebashkiakut.