Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, duket se i është dorezuar kërkesave të përsëritura të SHBA-së dhe njoftoi se qeveria e tij qeveria po shqyrton mundësinë e përdorimit të gazit të lëngëzuar amerikan (LNG), përmes një bashkëpunimi me Shqipërinë dhe Termocentralin e Vlorës. Deklarata u bë gjatë ceremonisë së vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e një parku solar me kapacitet prej 105 megavatësh në Rahovec.