“Dorëzimi s’është opsion”, ky ishte mbishkrimi në bluzën Danilo Vuçiçit, djalit të presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, I cili u pa në festimet e “Vidovanit” që u zhvilluan në manastirin e Graçanicës. Nën forca të shumta sigurie, djali I kreut të shtetit serb, u pa duke ecur në rrugë ndërsa përshëndeti dhe serbët e tjerë që I ishin bashkuar këtij manifestimi. Por mbishkrime nacionaliste si “Nuk e japim djepin e Serbisë” u panë dhe në bluzat e serbëve të tjerë. Qytetarët e mbledhur serb në Graçanicë u shpërndanë pas përmbylljes së liturgjisë në manastir. Për mbarëvajtjen e kësaj feste u angazhuan forca të shumta sigurie të Policisë së Kosovës dhe të KFOR-it me qëllim ruajtjen e sigurisë