Top Channel/ Dorëhiqet Vuçiç. Lë postin e Presidentit, synon të bëhet Kryeministër
28/09/2026 11:28

Në një lëvizje të bujshme Aleksandar Vuçiç ka dhënë dorëheqjen e paralajmëruar këtë të diel të 27 shtatorit nga posti i Presidentit të Serbisë. Pas më shumë se nëntë vitesh në krye të shtetit, Vuçiç shfrytëzoi fjalimin e tij të lamtumirës nga Presidenca për të shpallur një "kapitull të ri" politik, vetëm një muaj përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 25 tetorit. Largimi i Vuçiçit nga presidenca shtatë muaj përpara përfundimit zyrtar të mandatit të tij të dytë nuk shënon një tërheqje nga politika, por një rokadë të llogaritur për pushtet. Kushtetuta e Serbisë ia ndalonte atij kandidimin për një mandat të tretë presidencial. Për këtë arsye, ai ka vendosur të udhëheqë listën e Partisë Progresive Serbe si "qytetar i thjeshtë" dhe synon të emërohet Kryeministër i ri i vendit nëse partia e tij arrin të formojë qeverinë. Detyrën e Presidentit të përkohshëm do ta ushtrojë kryetarja e Parlamentit, Ana Brnabiç, ndërsa zgjedhjet e reja presidenciale duhet të mbahen brenda 90 ditëve. "Në fjalimin e tij të fundit, Vuçiç u ndal gjatë te çështjet gjeopolitike, duke lënë disa mesazhe të qarta për pasuesit e tij. Ai porositi me tone të ashpra se Beogradi nuk duhet të heqë dorë kurrë nga mbështetja për serbët në Kosovë, duke refuzuar idenë se braktisja e kësaj kauze do t'i sillte Serbisë një të ardhme më të mirë. Vuçiç kërkoi që vendi të vazhdojë rrugën e integrimit evropian, por pa sakrifikuar lidhjet e ngushta me ato që i quajti "miqtë tradicionalë në Lindje" (duke iu referuar Rusisë dhe Kinës).Ai u mburr për rënien e borxhit publik nga 77% në 43% të PBB-së, si dhe për hapjen e më shumë se 300 fabrikave gjatë dekadës së tij në pushtet. Tashmë, vëmendja zhvendoset e gjitha te kutitë e votimit të 25 tetorit, ku partia e Vuçiçit do të përballet me lëvizjen anti-korrupsion të studentëve "Lista e Studentëve" dhe opozitën pro-perëndimore.

Top News – Rama: Zgjatet orari i shkollës. ‘Konsultime për kufizimin e rrjeteve sociale për fëmijët’
30/10 21:10
Top News – Bilanci i protestave të dhunshme. Demo: U lënduan 347 persona, autorët para ligjit
30/10 20:10
Top Channel/ Bllokohet Lotaria Amerikane, Gjykata e Apelit në SHBA pezullon regjistrimet
30/10 19:55
Top Channel/ Protesta për Arlinda Zekajn, përplasje me policinë në Prishtinë e Pejë
30/10 19:52
Top Channel/ Shqiptarët votojnë më 9 maj, Begaj dekreton datën e zgjedhjeve lokale
30/10 19:48
Top Channel/ Avokatët i japin fund bojkotit, Haxhia: 250 mln lekë gjoba, ndjekim rrugën ligjore
30/10 19:46
Top Channel/ Rama zbulon masat për fëmijët: Shkollë deri në 17:00. Kufizim rrjeteve sociale
30/10 19:45
Top Channel/ Zyrtarë e biznesmenë! Kush janë 31 të pandehurit e dosjes “Balluku” (EMRAT)
30/10 19:43
Top News – Merr fund bojkoti i avokatëve. Haxhia- Nga e hëna rikthehemi në gjyqe
30/10 18:56
Top Channel/ Lufta kundër kancerit të gjirit/ Ngjyra rozë ‘pushton’ pallatin e sportit në Durrës
30/10 18:44
Top Channel/ Rama: Bonusin e bebeve do ta transformojmë në një mbështetje të përmuajshme
30/10 18:07
Top Channel/’Rrjetet sociale kanë stimuluar një vetmi të natyrës së rrezikshme’,Rama: Kam mesazhe…
30/10 18:06
Top Channel/ ‘Ata fëmijë kanë nevojë për ndihmë’, Rama flet për dhunën në protestë: Ti kthejmë…
30/10 18:01
Top Channel/ Protestat në Tiranë, ministri i Brendshëm dhe drejtori i policisë konferencë për shtyp
30/10 16:44
Top Channel/ Hita thirrje Prokurorisë dhe Gjykatës: Përgjegjësit për dhunën të përballen me ligjin
30/10 16:41
Top Channel/ Hita apel prindërve: Kujdes me fëmijët dhe shmangni personat e dhunshëm pranë…
30/10 16:24
Top Channel/ ‘Përgjegjësi penale për organizatorët’, Demo: Nëse ka dhunë ndaj biznesit apo…
30/10 16:23
Top Channel/ Demo konferencë për shtyp:Garantojmë të drejtën për të protestuar, 269 të mitur janë…
30/10 16:16
Top News – Presidenti Bajram Begaj dekreton datën. Zgjedhjet vendore do të mbahen në datën 9 maj
30/10 15:40
Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39