Top Channel/ Dorëhiqet diplomati i lartë rus: Më vjen turp për vendin tim
23/05/2022 18:43

Një diplomat rus, që shërben në misionin e përhershëm në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, njoftoi dorëheqjen si shenjë proteste kundër pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë, duke thënë "mjaft është mjaft”. Unë kurrë nuk jam ndjerë kaq i turpëruar për vendin tim, shkruante Boris Bondarev në vendimin e tij. "Lufta agresive e nisur nga Putini në Ukrainë, dhe në fakt kundër gjithë Perëndimit, nuk është vetëm një krim kundër popullit ukrainas, por, ndoshta, krimi më i rëndë kundër popullit të Rusisë.”. Bondarev, i cili, bëhet diplomati më i lartë që ndërmerr nje hap të tillë, tha se ata që e konceptuan luftën donin vetëm një gjë, të qëndronin në pushtet përgjithmonë. Në 20 vitet e shërbimit të tij, tha ai, niveli i gënjeshtrave dhe joprofesionalizmit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë "është rritur gjatë gjithë kohës" dhe, në vitet e fundit, është bërë "thjesht katastrofik". Në një intervistë për BBC pasi njoftoi vendimin ai tha se megjithëse dorëheqja e tij nuk do t'i ndryshonte gjërat, ai tha se "mund të jetë një tullë e vogël në murin më të madh që përfundimisht do të ndërtohej". I pyetur nëse beson se do të konsiderohet tradhtar, Bondarev tha: "Unë mendoj se ata tashmë po më konsiderojnë si të tillë". Pamjet: AFP

Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56