Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin ‘Skënderbej’, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë. Ata do të stacionohen në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, aty ku do të mbajnë edhe fjalimet, para se të marshojnë në rrugët e Tiranës.