Top Channel/ “Dorë e hekurt” në polici, Lamallari dhe drejtori Hita: Askush mbi ligjin
19/05/2026 19:43

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka reaguar pas aksionit të AMP-së në Sarandë ku u arrestua shefi i komisariatit dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë një javë më parë. Hita u shpreh se është e papraueshme që një punonjës policie të bëhet palë me shkelësit e ligjit dhe shtoi se ai nuk do të toleroj askënd që tradhton detyrën. “Policia e Shtetit është një organizatë në mbrojtje të ligjit, në mbrojtje të qytetarëve dhe në shërbim të tyre. Ky është misioni ynë dhe mbi këtë mision ndërtohet besimi që qytetarët duhet të kenë te uniforma e Policisë së Shtetit. Sot nuk jemi këtu vetëm për të folur për një rast paligjshmërie. Jemi këtu për të dhënë një mesazh të qartë: askush nuk është mbi ligjin dhe uniforma e Policisë së Shtetit nuk do të përdoret kurrë si mburojë për paligjshmërinë. Në këtë kontekst, sot ndihem i keqardhur dhe njëkohësisht i vendosur, pasi në një nga komisariatet më të rëndësishme të vendit, i cili nga struktura funksionon në nivel drejtorie vendore, janë arrestuar drejtues dhe punonjës të niveleve të ndryshme, për shkak të implikimit të tyre në favorizimin dhe lejimin e ndërtimeve pa leje. Kjo është e papranueshme për integritetin e Policisë së Shtetit. Është e papranueshme për mua, si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, që një punonjës policie të bëhet palë me shkelësit e ligjit. Kushdo që mban uniformën e Policisë së Shtetit duhet të jetë në anën e ligjit dhe të qytetarëve, jo në anën e paligjshmërisë. Kur një punonjës policie apo agjencie ligjzbatuese devijon nga ligji, nuk dëmtohet vetëm institucioni, por cenohet besimi i qytetarëve te shteti dhe te drejtësia. Pikërisht për këtë arsye, reagimi ynë duhet të jetë i menjëhershëm, i fortë dhe pa asnjë kompromis. Por dua të jem shumë i qartë: veprimet e disa individëve nuk përfaqësojnë Policinë e Shtetit. Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të parandaluar dhe goditur fenomenin e ndërtimeve pa leje dhe çdo paligjshmëri tjetër, pa asnjë kompromis. Në të njëjtën kohë, duhet ta themi hapur dhe me sinqeritet se parandalimi i ndërtimeve pa leje nuk është vetëm detyrë e Policisë së Shtetit. Pa diskutim që policia ka barrën kryesore në zbatimin e ligjit dhe në goditjen e paligjshmërisë, por ky është një proces që kërkon bashkëpunim dhe koordinim të përhershëm institucional. IMT-ja, Policia Bashkiake, IKMT-ja, pushteti vendor dhe çdo institucion përgjegjës duhet të bashkëpunojnë ngushtë me njëri-tjetrin, për të parandaluar në kohë çdo rast paligjshmërie. Cilido prej këtyre institucioneve që merr indicie, informacion apo konstaton paligjshmëri, duhet të veprojë menjëherë dhe në koordinim me aktorët e tjerë, duke mos lënë asnjë hapësirë për tolerim apo zvarritje. Ndërtimet pa leje dëmtojnë imazhin e qytetit, cenojnë zhvillimin urban, rëndojnë infrastrukturën, dëmtojnë pronën publike dhe private, por mbi të gjitha dëmtojnë të ardhmen turistike të Sarandës, një qytet që është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të vendit. Ndaj, reagimi ynë duhet të jetë i përbashkët dhe i vendosur. Jemi në prag të sezonit turistik dhe bashkëpunimi institucional është jetik, jo vetëm për parandalimin e ndërtimeve pa leje, por edhe për garantimin e rendit, sigurisë publike, sigurisë në plazhe, kontrollit të mjeteve lundruese dhe krijimin e standardeve që qytetarët dhe turistët presin nga ne. Policia e Shtetit do të jetë në terren, me tolerancë zero ndaj paligjshmërisë, por presim që çdo institucion të marrë përgjegjësitë e veta dhe të veprojë me të njëjtën vendosmëri. Pa diskutim, edhe drejtësia duhet të jetë e fortë dhe e vendosur ndaj çdo punonjësi publik apo çdo shtetasi që shkel ligjin dhe cenon interesin publik. Prokuroria është mburoja jonë në aspektin e zbatimit të ligjit, ndërsa gjykata është pasqyra e punës sonë, duke garantuar që të gjithë ata që janë përgjegjës për paligjshmëri, përfshirë rastet e ndërtimeve pa leje, të përballen me drejtësinë. Cilido qytetar që disponon informacion, qoftë edhe për neglizhencë të punonjësve të policisë në dëgjimin dhe trajtimin e shqetësimeve të qytetarëve apo të rasteve të paligjshmërisë, jo vetëm në fushën e krimeve mjedisore, por në çdo fushë ku paligjshmëria gjen terren dhe lulëzon, apo për mbyllje sysh dhe bashkëpunim me shkelësit e ligjit, të më përcjellë 24/7 informacion të bazuar në prova dhe fakte. Dua t’i siguroj sot jo vetëm qytetarët e Sarandës, por qytetarët në mbarë vendin, se jam shumë i vendosur për të larguar nga Policia e Shtetit dhe për t’i çuar para drejtësisë, pa asnjë hezitim, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorinë, cilindo punonjës policie, pavarësisht nivelit apo gradës që mban. Zbatimi i ligjit, për mua si Drejtor i Përgjithshëm dhe për institucionin që drejtoj, është primar, ashtu siç është primar edhe shërbimi ndaj qytetarëve. Përmbushja e këtyre dy objektivave madhore kërkon integritet, vullnet, bashkëpunim dhe mbështetje për njerëzit që punojnë çdo ditë në terren. Kjo mbështetje dhe ky bashkëpunim nga ana ime nuk do t’u mungojnë kurrë. Nuk do të toleroj askënd që tradhton detyrën. Ky është standardi që kam ndjekur që ditën e parë të detyrës si Drejtor i Përgjithshëm dhe nga ky standard nuk do të tërhiqem në asnjë moment gjatë ushtrimit të detyrës sime. Policia e Shtetit, me mbështetjen e qytetarëve dhe bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese, do të vazhdojë të pastrohet nga çdo individ që cenon ligjin dhe besimin e qytetarëve. Ky është një detyrim ndaj qytetarëve, ndaj uniformës dhe ndaj Shqipërisë që duam të ndërtojmë. Qytetarët kanë nevojë të besojnë te Policia e Shtetit. Dhe ky besim nuk fitohet me fjalë, por me veprime, me ndershmëri dhe me rezultate konkrete. Ata presin nga ne jo justifikime, por rezultate dhe detyra jonë është t’ua japim ato”, u shpreh Hita në fjalën e tij.

Top News – Bilanci i përplasjeve. Dhuna nuk kursen, gazetarë, studentë e policë të lënduar
24/10 21:38
Top News – ‘Distancohuni nga maskat e dhunshme’. Policia u bën thirrje protestuesve: S’do tolerojmë!
24/10 21:29
Top News – Dy thirrje për proteste kombëtare, PD e nis te bulevard, shkrihet me studentët te Ministria
24/10 21:28
Top Channel/Sulmohen bizneset, thyejnë xhamat e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Kavajës
24/10 20:50
Top Channel/ U plagos një deputet. Shëndetësia: Ka protestues të lënduar dhe një gazetare
24/10 20:50
Top Channel/ Përplasje në protestë . “Luftë” në Bulevard me gurë, ujë, plumba gome dhe gaz
24/10 20:46
Top Channel/ Tetë të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet, protestues, gazetarë dhe policë
24/10 20:43
Top Channel/ Gurë dhe policë, boshatiset Bulevardi nga protestuesit
24/10 20:34
Top Channel/ Molotov e fishekzjarrë nga protestuesit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
24/10 20:33
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotov, policia gaz lotsjellës në sheshin “Skëndërbej”
24/10 20:31
Top Channel/ Nisin shoqërimet e para, polici përqafohet me të riun
24/10 20:25
Top News – Athina dhe Ankaraja shkëmbejnë replika. Emërimi i myftinjve kthehet në ‘mollë sherri’
24/10 20:00
Top channel/ Kangjëllat e trotuarëve në mes të rrugës, policia i largon
24/10 19:58
Top Channel/ 25 mijë në protestë në Madrid. Spanjollët kërkojnë garanci për pensionet
24/10 19:56
Luftë në bulevard! Përplasje të ashpra në terren, policia dhe protestuesit nuk ndalen
24/10 19:56
Top Channel/ Belgjika, studentët në protestë. Kundërshtohen reformat në arsim, shtrenjtimi i jetesës
24/10 19:55
Top Channel/ Franca, 135 të arrestuar sot. 70 mijë forca sigurie në gatishmëri
24/10 19:54
Top Channel/ Thyejnë xhamat, protestuesit dëmtojnë një biznes privat
24/10 19:51
Top Channel/ Protesta nisi si demonstrim paqësor bashkë me PD, u kthye në përplasje me policinë
24/10 19:43
Top Channel/ Plagoset në bark, protestuesi i lënduar me plumb gome
24/10 19:40