Një 51-vjeçar u arrestua nga policia e Lezhës për zjarrvënie. Sipas policisë, ai dogji një sipërfaqe prej 4 dynymësh tokë arë, në pronësi të tij, pasi ndezi zjarr për të djegur mbetjet e bimëve të grurit. Por flakët dolën nga kontrolli dhe u përhapën me shpejtësi. Ngjarja ndodhi në fshatin Manati. Ndërkohë Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, ndërsa i fton ata që të denoncojnë, çdo rast të tillë, me qëllim marrjen e masave dhe ndëshkimin e të gjithë zjarrvënësve.