Top Channel/ “Doni bisedime? Telefononi”, SHBA-Iran përplasen për Hormuzin, Trump: I kemi…
27/04/2026 12:21

Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nuk u zhvilluan gjatë fundjavës, pasi presidenti Donald Trump anuloi një udhëtim të planifikuar të zyrtarëve amerikanë drejt Pakistanit. Menjëherë pasi delegacioni i Teheranit ishte larguar nga Islamabadi, Trump njoftoi të shtunën se i dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner do të humbnin “shumë kohë” duke udhëtuar drejt kryeqytetit pakistanez. Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi zhvilloi bisedime me ndërmjetësit në Pakistan gjatë fundjavës, duke deklaruar më pas se kishte paraqitur qëndrimin e Iranit për përfundimin e luftës, por se mbetet për t’u parë nëse SHBA është “vërtet serioze për diplomacinë”. Pavarësisht zgjatjes së armëpushimit nga Trump, të dyja palët mbeten në përballje për ngushticën e Hormuzit, si dhe për ambiciet bërthamore të Iranit. “Nëse duan të flasin, gjithçka që duhet të bëjnë është të telefonojnë,” shkroi Trump në rrjetet sociale të shtunën, ndërsa anuloi udhëtimin e Kushner dhe Witkoff drejt Islamabadit. Presidenti amerikan sugjeroi se SHBA “i ka të gjitha kartat në dorë”, ndërsa në Iran ka “përçarje të mëdha dhe konfuzion brenda udhëheqjes së tyre”. Ai shtoi: “Askush nuk e di kush është në krye, madje as ata vetë.” Ministri i Jashtëm i Iranit Abbas Araghchi tha se kërkesat e tepruara të SHBA-së kanë çuar në dështimin e negociatave të paqes në Islamabad, në komentet për gazetarët lokalë pas mbërritjes në Rusi. Pas MBERITJES në Shën Petersburg, ai tha se do të konsultohet me aleatët rusë për luftën në Lindjen e Mesme, në një intervistë në persisht të shpërndarë në kanalin e tij në Telegram. Ai mbërriti në Rusi pas bisedimeve me ndërmjetësit në Islamabad dhe tha se diskutimet kishin trajtuar kushtet për vijimin e negociatave. Ministri përmendi gjithashtu mbylljen e vazhdueshme të ngushticës së Hormuzit nga Irani, duke theksuar se kalimi i sigurt në këtë rrugë kyçe ujore mbetet një çështje globale dhe duke bërë thirrje për bashkëpunim me fqinjët, përfshirë Omanin.

Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00
Top Channel/ Netanyahu nuk bën dot shumicën, s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson…
28/10 19:46
Top News – Bolsonaro mbërrin në Miami. Largohet nga Brazili pas ‘disfatës’ në zgjedhje
28/10 19:20
Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52