Fundjava pritet të jetë e ngjeshur për aktorët e politikës shqiptare. Në Tiranë mbërrin Ndihmes Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, një vizitë që pritet te kete nje simbolikë të vecantë jo vehtëm nga përmbajtja, por edhe nga forma. Axhenda e zyrtares se larte e Departamentit Amerikan të Shtetit parashikon takim me kryeministrin Edi Rama, ku biseda pritet të fokusohet jo vehtem ne politikën e jashtme, si kriza ne Ukrainë apo Integrimi ne Bashkimi ne Europian, por edhe politikën e brendshme: si reforma ne drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit.