Top Channel/Donald Trump presidenti i 47 i SHBA/ “Epokë e re e artë”, rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
06/11/2024 19:39

"Ne bëmë histori", me këtë shprehje Donald Trump përshëndeti votuesit e tij në Ëest Palm Beach ku u ngjit në skenë me familjen dhe zëvendësin e tij J.D. Vance. Që në momentin që kapërceu pragun e 270 votave elektorale të nevojshme për marrjen e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump shpalli fitoren dhe premtoi të sillte një "epokë të re të artë" në Shtetet e Bashkuara. Ai ka siguruar 279 vota elektorale, ose 50,9% të votave, kundrejt 223 votave elektorale që ka arritur të marrë rivalja e tij Kamala Harris, me një total prej 47,4% të votave. Kjo ishte një lëvizje sic nuk ishte parë kurrë përpara, dhe që të je mi sinqertë, besoj se është lëvizja më e madhe politike e të gjitha kohërave. Në këtë vend, e ndoshta dhe përtej tij, nuk ka pasur asnjëherë dicka të tillë. Dhe tani, ajo do të mbërrijë një nivel të ri rëndësie, sepse ne do ta ndihmojmë vendin tonë. Sepse kemi një vend që ka dëshpërimisht nevojë për ndihmë. Kishte një arsye përse ne shkruam historinë këtë natë, dhe arsyeja është të kapërcejmë pengesat që askush nuk mendonte se mund të kapërcehen. Turma e mbështetësve të tij shpërthyen në brohorima, teksa kampin demokrat e mbuloi heshtja. Kamala Harris preferoi të mos fliste dhe fjalimi I saj në në Universitetin Hoëard u anulua. Sic raporton NBC neës, Kamala Harris pritet të telefonojë Donad Trump për të pranuar zyrtarisht humbjen. Edhe Joe Biden do të flasë gjithashtu me presidentin e zgjedhur, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë. Duket se politika e jashtme nuk ishte shumë më vëmendjen e zgjedhësve amerikanë në këto zgjedhje presidenciale, dhe ajo që fitoi ishte ekonomia, dhe shkurtimi drastik i taksave që ishin një premtimet kryesore të fushatës së republikanit. Trump pretendon se ka fituar edhe votën popullore. Asnjë republikan, përfshirë edhe Trumpin vetë, nuk e ka fituar më votën popullore që prej George Ë Bush në 2004. Pas fitoreve në Ohio e Ëest Virginia, republikanët fituan shumicën edhe në Senat, duke siguruar të paktën 52 nga 100 vendet. Kjo do t’u japë atyre mundësinë të miratojnë me shpejtësi emërimet e Presidentit të zgjedhur Donald Trump të anëtarëve të kabinetit të tij. Senati gjithashtu ka kompetencat për miratimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Sipas BBC, Donald Trump do të betohet në detyrë në një ceremoni inaugurimi të hënën më 20 janar 2025. Megjithatë, përpara kësaj, kolegji zgjedhor hyn në lojë. Shteteve u jepet një numër i caktuar votash elektorale bazuar në popullsinë e tyre. Ata i japin të gjitha votat e kolegjit të tyre elektoral kujtdo që fiton më shumë vota në secilin shtet. Kjo konfirmohet pas takimeve të 17 dhjetorit. Më pas, Kongresi i ri i SHBA mblidhet më 6 janar për të numëruar zyrtarisht votat e kolegjit zgjedhor dhe për të konfirmuar presidentin e ri.

Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34