Un jam i vetmi president i shekullit 21 ku nën vëzhgimin tim, Rusia nuk pushtoi asnjë vend. Nën Obamën, Rusia mori Krimenë ndërsa nën Biden Rusia po pushton Ukrainën. Me këto fjalë ish-presidenti i SHBA-së sulmoi presidentin Joe Biden në një fjalim para republikaneve të shtunën. Por jo vetëm kaq, Trump kritikoi edhe NATO-n për krizën e Ukrainës. Ai nuk la gjithashtu pa përmendur shtetet si Kina dhe Irani, ku vuri theksin mbi kërcënimin e Kinës ndaj Tajvanit.