Një dhomë aspak e zakontë votimi është përdorur në fshatin Zhame të Lushnjës. Si dhomë votimi është përdorur një dollap, ku qytetarët plotësojnë fletët e votimit për të zgjedhur të preferuarin e tyre. Siç shihet edhe nga pamjet, një dollap i vjetër është vendosur në qendrën shëndetësore të këtij fshati dhe po përdoret nga banorët për të hedhur votën e tyre.