Dita e sotme e ka gjetur kryeministrin Edi Rama në Peshkopi, ku është takuar me banorët e zonës në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Teksa po fliste, një person mori vëmendjen e kryeministrit pasi doli në ballkon duke bërtitur “Rama ik”. Rama iu përgjigj duke përmendur edhe një bisedë me një demokrat që e pyeti se cili fitonte zgjedhjet. Ndërsa ironizoi premtimin e Bashës që do të hapin Universitet në Peshkopi duke thënë se do të kenë dekan Xhelal Mziun.