Si një i kërkuar për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të mbetur në tentativë, Haki Bajrami këtë të martë e kaloi kufirin fshehtas dhe nga Kosova hyri në Shqipëri me qëllimin për t’u vetë dorëzuar. Por përpara se të udhëtojë drejt Vlorës, me avokatët përkrah 50 vjeçari nga Peja e Kosovës hedh akuza për ngjarjen e Llakatundit, aty ku ai akuzohet se dogji banesën e ish partneres, me të cilën i kërkuari është bërë baba i një djali dy vjeç.