Top Channel/ Dogji mbeturinat, flakët përfshijnë pronën e fqinjit, në pranga 57-vjeçari në Lushnje
10/07/2026 14:50

Një 57-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjës, pasi dyshohet se ndezi zjarr për të djegur mbeturinat në pronën e tij, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme në tokën e fqinjit. Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi I. K., banues në fshatin Lumth. Ngjarja ndodhi një ditë më parë, kur ai dyshohet se i vuri zjarrin mbeturinave në tokën e tij, ndërsa flakët u përhapën në pronën ngjitur, në pronësi të shtetasit A. A. Si pasojë e zjarrit u dogjën një mjet bujqësor (zetor), një rimorkio dhe baza ushqimore për blegtorinë, duke shkaktuar dëme materiale. Gjatë përpjekjeve për të shuar flakët në pronën e tij, pronari A. A. pësoi djegie dhe u transportua në Spitalin e Lushnjës. Sipas mjekëve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm. Pas veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan 57-vjeçarin për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Fierit për veprime të mëtejshme. Policia e Fierit u bën apel qytetarëve të mos ndezin zjarre në asnjë rast, pasi rrezikojnë pasoja të rënda dhe përgjegjësi penale. Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie në numrin 112, duke garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57
Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40