Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Mallakastrës, pasi dyshohet se ndezi zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e tij në fshatin Mollaj, por flakët u përhapën për shkak të erës së fortë, duke shkaktuar dëme në tokat përreth të mbjella me ullinj dhe duke djegur çatinë e një banese. Në pranga ka rënë shtetasi D. K., 33 vjeç, banues në Ballsh, i dyshuar për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.